TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Mars 2024, 22:53

Vizita e zyrtarit amerikan, gazetari Doçi: Ka kërkuar nga SPAK vëmendje te pastrimi i parave në ndërtim

Shkruar nga Pamfleti

Vizita e zyrtarit amerikan, gazetari Doçi: Ka kërkuar nga SPAK

Vizitën e tij në Tiranë, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson ia ka kushtuar shprehjes edhe një herë të mbështetjes së pakursyer të SHBA për institucionet e drejtësisë në atë që zyrtari i lartë amerikan e quajti guxim për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Duke folur për vizitën e Robinson, gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se i është kërkuar SPAK-ut vëmendje e shtuar ndaj sektorit të investimit të parave në ndërtim. Po ashtu gazetari paralajmëroi se për luftën ndaj krimit të organizuar do të ketë një goditje të mëdha.

Me investimin e parave që vijnë nga ky aktivitet kriminal në ndërtim. Është ndërtimi sot në Shqipëri. Nga SHBA i është kërkuar SPAK-t që të ketë një vëmendje të shtuar ndaj këtij sektori. Për të goditur gjenerimin e parave. Ka një miksim me biznesin. Janë edhe biznesmenë.  Është një lloj miksimi midis trafikut biznesit pro gjithnjë më infiltrime dhe implikime në strukturat e prokurorisë dhe gjykatës. Nuk mund të funksionojë një sektor i tillë pa mbështetjen në prokurori gjyqësor dhe polici. Për luftën ndaj krimit të organizuar do të ketë një goditje të madhe”, tha Doçi.

 

Lini një Përgjigje