TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Mars 2024, 21:31

Vrasja e Gentian Bejtjas, Elisabeta Imeraj tregon pse rasti është shumë i vështirë të zbardhet

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Gentian Bejtjas, Elisabeta Imeraj tregon pse rasti është

Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj ka folur lidhur me atentatin ndaj Gentian Bejtjas, e cila tha se krimi dëshmon edhe një herë se zona mbetet nën kujdesin e posaçëm të grupeve kriminale.

Ajo shton se grupi hetimor ka vështirësi me zbardhjen e ngjarjes për mënyrën si ka ndodhur dhe vështirësinë e profilit që përfaqëson viktima.

“Duke pasur parasysh personazhin në fjalë, i bie që edhe ky vetë ka pasur mundësi të dijë fatin e këtyre pasojave nga ngjarjet e ndodhura ndër vite. Jo vetëm ka një përplasje për grupe kriminale, është zona në të cilën ka ndodhur ngjarja, që dëshmon se një zonë e tillë mbetet nën kujdesin e posaçëm të grupeve kriminale dhe kur ata duan dhe tentojnë të realizojnë një ngjarje kriminale arrijnë ta bëjnë atë.

Sa të vështirë do të ketë grupi hetimor për të hetuar ngjarjen, lidhet me vështirësinë për mënyrën se si ka ndodhur dhe vështirësinë e profilit që përfaqëson viktima. A mundet grupi hetimor të përcaktojë se cili është grupi kriminal që i ndjeri i përkiste. Nëse do të kishim një siguri se me cilin grup kriminal ka qenë në veprim do të orientoheshim në ngjarjet e ndodhura dhe do t’i lidhnim me njëra-tjetrën”, tha ish-Prokurorja Imeraj për "News 24".

Lini një Përgjigje