
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani ka folur lidhur me planin për investim në Sazan të dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner.
Ai tha se me lejimin e këtij investimi në Shqipëri Edi Rama tregoi se është një aktor shumë i mirë politik. Sipas tij, me këtë investim kryeministri po bën disa lëvizje strategjike duke i mbyllur edhe gojën opozitës që nuk do ta kundërshtonte një investim amerikan në Shqipëri.
“Këtu ne pyesim çfarë po luan Edi Rama? Ai ka konsumuar shumë pushtet dhe përpiqet të grumbullojë pushtet politik dhe bën disa lëvizje strategjike; përcjell mesazhin që ka lidhje shumë të forta ndërkombëtare, i mbyll gojën opozitës që nuk do ta godasë dot për një investim amerikan. Dhe kemi një trajektore që e luan me Melonin, e cila vjen nga e djathta që po projektohet si një e djathtë që do të jetë interlokutorja mes të djathtës evropiane dhe administratës Trump”, u shpreh eksperti për "Euronews Albania".
Lini një Përgjigje