
Gazetarja Glidona Daci ka treguar detaje lidhur me vrasjen e Gentjan Bejtjas disa ditë më parë në banesën e tij.
Ajo tha se kjo është një ngjarje e paralajmëruar për shkak të përfshirjes së tij në 4 atentate.
Daci u shpreh se që nga atentatit i vitit 2022, atij i ishte ofruar mundësia e bashkëpunimit me policinë në mënyrë që të zbulonte personat me të cilët kishte konflikte, por viktima kishte refuzuar.
Gazetarja theksoi se banesa e prindërve të viktimës dhe atij vetë janë rreth 100 metra larg, duke shtuar dyshimet se autorët janë sinjalizuar nga një person tjetër pasi nuk mund të kenë qenë duke e pritur para portës së banesës ku u vra.
“Vetëm për shkak të 4 atentateve që ai dyshohet se ishte përfshirë dhe përplasje me personazhe të zonës, kjo ngjarje ishte e paralajmëruar. Që nga atentati i vitit 2022, atij i është ofruar bashkëpunim nga policia dhe është kërkuar që të fliste në atë periudhë me kë i kishte konfliktet. Ai ka qëndruar në kërkim dhe nuk pranoi të bashkëpunojë me autoritetet.
Gentian Bejtja dinte shumë gjëra dhe autoritetet besojnë se ai mund të zbardhte shumë ngjarje. Një palë interesohej që t’i mbyllte gojën Bejtjas përveç konflikteve të tjera që mund të ketë pasur. Banesa ku ishte Gentian Bejtja, ajo e prindërve dhe banesa e tij janë shumë afër dhe kjo do të thotë se autorët nuk mund të kenë qenë duke e pritur para portës, ndaj besohet se ata janë sinjalizuar nga dikush”, tha gazetarja për “Open”.
Lini një Përgjigje