TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2026, 18:07

Vdekja e punonjësit të komunales, Sako justifikohet: Ka ndodhur jashtë orarit të punës!

Shkruar nga Pamfleti
 
Vdekja e punonjësit të komunales, Sako justifikohet: Ka ndodhur
Ministrja Albana Koçiu dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako ka tentuar të lajë duart për vdekjen e punonjësit të komunales, 54-vjeçari Astrit Hysenaj, i cili humbi jetën për shkak të motit të keq.

Sako tha se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur jashtë orarit të punës.

"Kemi qenë deri në orët e vona dje duke punuar në zonën e Durrësit të Ri dhe, gjatë mëngjesit, kemi marrë njoftimin që Erzeni po shkonte drejt kuotave maksimale; kemi dërguar grupet. Është rast i përsëritur si në 2021. Nuk kemi pasur prurje që të nxjerrë lumin nga shtrati, por mendojmë që mund të kenë ardhur prurje edhe nga qytetet e tjera. Evakuimi pak më herët në Katundin e Ri, 35 persona atje, 55 nga njësia administrative Sukth, janë akomoduar në 2 hotele, sepse kavalishenca dhe godina e ushtrisë janë ezauruar nga Durrësi i Ri. Pritet të evakuohen rreth 150 persona. Në këtë moment gjëja më e rëndësishme janë jetët e njerëzve dhe pastaj të mendojmë për dëmet.

Humbja e jetës: morëm informacionin nga policia për të ndjerin, që po pastronte. Personi ka qenë në datën 6, nga ora 6 e mëngjesit deri në 10:30, më tej është larguar. Pas kësaj, në orën 16:00 familjarët kanë telefonuar për të pyetur nëse ishte në punë. Me datën 7 kanë bërë denoncimin, pra ai nuk ka qenë në orar të punës sipas të dhënave paraprake",- tha Sako.

Po ashtu Sako, ka bërë me dije se 35 persona janë evakuar në Katund të Ri dhe 55 të tjerë në Sukth, për shkak të përmbytjeve. 

 

sako moti i keq

Lini një Përgjigje