Policia Rrugore e Qarkut Elbasan ka njoftuar se asnjë mjet nuk do të lejohet të qarkullojë pa zinxhirë ose goma dimërore në disa segmente kritike rrugore.
Situata paraqitet më problematike në zonat kodrinore dhe malore të Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit dhe Gramshit, ku reshjet e dëborës kanë ndikuar ndjeshëm në kushtet e qarkullimit rrugor.
Sipas njoftimit, zinxhirët dhe gomat dimërore janë të detyrueshme në akset: Elbasan–Gjinar, Elbasan–Qafë Thanë dhe Elbasan–Fushë Studen.
Autoritetet kanë marrë këto masa për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në këto zona dhe për të rritur sigurinë rrugore. Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të respektojnë këto rregulla për të shmangur aksidentet dhe pengesat në qarkullim.
Lini një Përgjigje