Reshjet e dendura të dëborës dhe shirat kanë shkaktuar ndërprerje të qarkullimit në disa segmente rrugore kryesore në Shqipëri. Autoritetet kanë marrë masa emergjente për sigurinë e qytetarëve.
Qarkullimi në Qafën e Llogarasë është bllokuar nga Policia e Shtetit, e cila ka vendosur efektivë në vendngjarje për të mos lejuar kalimin e automjeteve. Reshjet e dendura të dëborës dhe ngricat kanë bërë të rrezikshme lëvizjen në këtë zonë malore.
Ndërkohë, aksi i vjetër rrugor që lidh Fierin me Vlorën është përkohësisht i bllokuar për shkak të përmbytjes nga lumi Vjosa, i cili ka dalë nga shtrati. Si masë sigurie, qarkullimi është devijuar drejt autostradës, ku automjetet do të vazhdojnë lëvizjen deri në largimin e ujit nga segmenti i përmbytur.
Policia e Shtetit ka vendosur postblloqe në zonat e prekura për të orientuar drejtuesit e mjeteve dhe për të parandaluar incidente të mundshme. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur.
Lini një Përgjigje