TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2026, 15:52

Çudira nga Durrësi, makina e ushtrisë shkon të ndihmojë banorët dhe ngec mes ujit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Çudira nga Durrësi, makina e ushtrisë shkon të

Një automjet i ushtrisë shqiptare, i dërguar për të ndihmuar banorët e Katundit të Ri në Durrës, ka ngecur në ujë si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shiut. Mjeti ushtarak nuk ka arritur të vijojë lëvizjen dhe ka mbetur i bllokuar në një nga rrugët e zonës.

Sipas raportimeve nga terreni, makina e ushtrisë ka dalë nga situata vetëm pasi banorët kanë ndërhyrë me një traktor privat, duke e tërhequr dhe nxjerrë sërish në rrugë. Pamjet dhe dëshmitë nga zona tregojnë se ndërhyrja e banorëve ka qenë vendimtare, ndërsa mjetet shtetërore kanë rezultuar të papërshtatshme për kushtet reale në terren.

Katundi i Ri paraqitet aktualisht si një nga zonat më problematike të Durrësit; dhjetëra banesa janë përmbytur dhe disa rrugë mbeten të pakalueshme. Banorët kërkojnë ndërhyrje konkrete dhe mjete funksionale, ndërsa situata në terren tregon qartë se reagimi institucional vazhdon të jetë i vonuar dhe më shumë formal sesa efektiv.

 

Lini një Përgjigje