TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2026, 14:10

Pasojat nga moti i keq, eksperti zbulon shkaqet e përmbytjeve në vend: Natyra po hakmerret, tokat janë shpyllëzuar

Shkruar nga Pamfleti
Pasojat nga moti i keq, eksperti zbulon shkaqet e përmbytjeve në vend:
Eksperti Mjedisor, Mihallaq Qirko

Eksperti Mjedisor, Mihallaq Qirko është shprehur se ndryshimet klimatike mund të jenë pjesë e problemit të përmbytjeve të shkaktuara në Shqipëri, por jo i gjithë problemi.

Ai tha se problematikat klimatike duhet të kenë vëmendjen dhe kujdesin e plotë të institucioneve në vend, në mënyrë që problematikat të minimizohen.

Qirko shtoi se përmbytjet e fundit janë një hakmarrje e natyrës për dëmet mjedisore që i kemi shkaktuar vendit tonë gjatë viteve të fundit, me shpyllëzimet dhe dëmtimin e shtretërve të lumenjve.

Ai tha gjithashtu se një nga problematikat që ne ndeshim me lumenjtë është shtimi i sasisë së sentimenteve që vijnë nga erozioni dhe që ndodhen brenda tyre.

“Problemet me klimën janë në një diskutim të vazhdueshëm këto kohë dhe kërkimi për zgjidhje është diçka që na ka bashkëshoqëruar këto kohë. Ndryshimet klimatike mund të jenë pjesë e problemit, por jo e vetmja. Problematikat klimatike duhet të kenë kujdesin e plotë të institucioneve.

Një nga problematikat që ne ndeshim me lumenjtë është shtimi i sasisë së sentimenteve që vijnë nga erozioni dhe praktikisht brenda tyre edhe problemi i mbetjeve është i shtuar. Në ditët që krijohen probleme me përmbytjet, qoftë mbetjet që vijnë nga rrjedha e mesme apo e sipërme e lumenjve, transportohen në pjesën më të poshtme duke shkaktuar ndotje të mjediseve.

Patjetër që e kemi vrarë mjedisin. Ky është një dënim i natyrës që i bëhet keqtrajtimit të mjedisit që kemi bërë ne gjatë këtyre viteve. Problematika e ndeshur në Lezhë ku shpyllëzimi ka qenë me ritme të larta këto kohë, menjëherë prohektohet në përmbytjen e tokave përreth.“, tha Qirko komentet Qirko i bëri në ‘Sot Live në Shqipëri’ , tha Qirko në ‘Sot Live në Shqipëri’.

pasoja nga moti i keq

Lini një Përgjigje