TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2026, 13:27

Refuzuan tryezën e opozitës, Berisha: Shehaj, Lapaj dhe Qori mund të ndryshojnë mendje

Shkruar nga Pamfleti

Refuzuan tryezën e opozitës, Berisha: Shehaj, Lapaj dhe Qori mund

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është pyetur lidhur me refuzimin e bërë nga partitë e reja si “Mundësia”, “Shqipëria Bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë”, për kërkesën për t’u ulur në një tryezë bashkëpunimi kundër qeverisë.

Ai u shpreh se nuk mund të paragjykojë pa u mbledhur tryeza e nesërme, ndërsa la të hapur mundësinë se ata mund të ndryshojnë mendim.

Berisha theksoi se dera është e hapur për të gjithë ata që e ndjejnë veten opozitarë, ndërsa qëllimi sipas tij është një front sa më i gjerë kundër qeverisë.

Kreu i PD shtoi se ftesa është pa përjashtime dhe pa kushte, ndërsa komentet e bëra para tryezës nuk do të ndikojnë në këtë proces bashkërendimi opozitar.

"A mund t’i paragjykoj unë ato, pa u mbledhur tryeza. Po ja që mundet të ndryshojnë mendim, dhe pastaj ç’ngelet nga fjala ime.

Prandaj dera është e hapur, tryeza është e hapur dhe të gjithë ata që e ndjenjë veten opozitar, janë të mirëpritur.

Kjo ka vetëm këtë qëllim, një front sa më të gjerë për përmbysjen e kësaj qeverie. Prandaj dhe unë nuk bëj asnjë koment, për komentet që janë bërë ditët para tryezës", tha Berisha.

Kujtojmë se Berisha thirrur një tryezë të hapur me partitë opozitare, shoqërinë civile dhe sindikatat me synimin për të ndërtuar një front të përbashkët kundër qeverisë Rama.

Tryeza, e titulluar “Zgjidhja për Shqipërinë”, do të mbahet më 9 janar, ora 11:00 dhe është njoftuar zyrtarisht nga PD si një tentativë për bashkërendimin e aksionit opozitar.

Lini një Përgjigje