
Drejtuesi i Departamentit për Mbrotjen e Familjes në Partinë Demokratike, Aulon Kalaja ka folur lidhur me situatën aktuale nga përmbytjet në vend.
Kalaja ka vijuar me denoncimet e tij nga terreni, duke u shprehur se ai pasojë e reshjeve është përmbytur Fushë-Kruja dhe zonat përreth ditët e fundit.
Sipas denoncimit të një banori, të publikuar nga Kalaja, theksohet se në Njësinë Administrative të Thumanës hidrovori nuk punon, argjinatura është çarë dhe uji ndodhet në kuotat e 50 cm brenda banesave.
“Ndërkohë në fshatin Miliska, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë, qytetari denoncon: 'Hidrovori nuk punon, argjentura është e çame kemi 50 centim ujë brenda", shkruan Kalaja në Facebook.
Lini një Përgjigje