TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2026, 12:34

Shkëputet nga mali shkëmbi në Klos, pezullohet qarkullimi i mjeteve

Shkruar nga Pamfleti

Shkëputet nga mali shkëmbi në Klos, pezullohet qarkullimi i

Një masë e madhe shkëmbore ka rrëshqitur nga shpati i malit në hyrje të qytetit të Klosit dhe rrezikon të bjerë mbi rrugën nacionale që lidhet me Rrugën e Arbrit.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë punonjësit e Bashkisë Klos dhe Policia Rrugore, të cilët kanë vendosur sinjalistikën përkatëse për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë segment.

Autoritetet bëjnë me dije se shërbimet bashkiake dhe policia do të qëndrojnë në zonë deri në momentin që guri të përfundojë në rrugë, pasi masa shkëmbore ka përmasa të konsiderueshme dhe paraqet rrezik serioz për jetën e banorëve dhe përdoruesve të rrugës.

Lini një Përgjigje