TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2026, 13:01

Viktima e parë nga moti i keq, reagon Bashkia e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti
Viktima e parë nga moti i keq, reagon Bashkia e Durrësit
Foto ilustruese: Bashkia e Durrësit dhe kryetarja Emirjana Sako

Astrit Hysenaj, 54 vjeç është viktima e parë e shënuar nga moti i keq në vend. 

Në një njoftim zyrtar, Bashkia e Durrësit bën me dije se viktima, shtetasi Astrit Hysenaj, më datë 6 janar 2026, është paraqitur normalisht në vendin e punës në orën 06:00, ku ka ushtruar detyrën deri rreth orës 10:30, moment në të cilin është larguar nga ambientet e punës.

Sipas bashkisë, rreth orës 16:00, familjarët e tij kanë kontaktuar përgjegjësin e Ndërmarrjes Komunale Plazh për të marrë informacion, pasi Hysenaj nuk ishte kthyer në banesë. Përgjegjësi i ndërmarrjes i ka informuar se punonjësi ishte larguar nga puna në orën 10:30.

Pas kësaj, familjarët kanë njoftuar Policinë e Shtetit, e cila ka nisur kërkimet. Trupi i pajetë i Hysenajt u gjet më vonë në një kanal në zonën e Durrësit, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

“Bashkia Durrës informon se punonjësi i Ndërmarrjes Komunale Plazh, z. Astrit Hysenaj, më datë 06.01.2026, është paraqitur normalisht në vendin e punës në orën 06:00 dhe ka ushtruar detyrën deri rreth orës 10:30, kohë në të cilën është larguar nga ambientet e punës.

Rreth orës 16:00 të së njëjtës datë, familjarët e z. Hysenaj kanë kontaktuar përgjegjësin e Ndërmarrjes Komunale Plazh për të marrë informacion, pasi ai nuk ishte kthyer në banesë. Përgjegjësi i ndërmarrjes i ka informuar familjarët se punonjësi ishte larguar nga puna rreth orës 10:30. Më pas, familjarët kanë njoftuar Policinë e Shtetit”, njofton bashkia.

 

viktima e pare moti i keq bashkia e durresit

Lini një Përgjigje