TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2026, 13:12

Moti i keq, Gjoni: Zonat ku dëbora do të zbresë deri në 300 m mbi nivelin e detit

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq, Gjoni: Zonat ku dëbora do të zbresë deri në 300

Vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut edhe ditën e sotme. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave tha se kjo situatë ka krijuar rritjen e prurjeve në lumenjtë Mat, Shkumbin, Erzen, Ishëm dhe Seman.

“Reshjet e shiut do të vijojnë edhe më orët në vazhdim. Reshje mesatare deri në intensive priten në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Si pasojë e reshjeve do të kemi rritje të prurjeve në lumenjtë Mat, Shkumbin, Erzen, Ishëm dhe Seman. Vijon me rrezik të shtuar për përmbytje Vjosa, Buna, Drin dhe liqeni i Shkodrës. Nga 9 janari pritet të kemi uljen e prurjeve në të gjithë lumenjtë e vendit”, tha Gjoni për "Report Tv".

Ajo u shpreh se në veri, lindje dhe juglindje reshjet do të jenë në formën e dëborës.

“Në veri, lindje dhe juglindje reshjet do të jenë në formën e dëborës dhe do të zbresin der në nivelin 300 metra mbi nivelin e detit”, u shpreh Gjoni, teksa theksoi se në Tiranë nuk presim reshje në formën e dëborës.

Temperaturat minimale dhe maksimale nesër parashikohen:

Në zonat malore -8/1 gradë celcius;

Në zonat e ulëta 1/8 gradë celcius;

Në zonat bregdetar 4/10 gradë celcius.

Lini një Përgjigje