TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2026, 16:05

Dëbora mbulon Elbasanin, probleme me qarkullimin në disa zona

Shkruar nga Pamfleti

Dëbora mbulon Elbasanin, probleme me qarkullimin në disa zona

Moti i keq vijon të shkaktojë probleme. Reshjet e dendura të dëborës kanë vështirësuar qarkullimin në disa zona të Elbasanit.

Borëpastrueset ndodhen në terren ndërsa në akse po hidhet skorie me qëllim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve.

Kryesisht zonat më problematike janë Zavalina, Labinot Mal, Moagjesh dhe Gjinar.

Në bashkinë Gramsh raportohet se ka prurje të shumta nga lumi Devoll në Njësinë administrative Pishaj dhe lumi Kërpicë në Njësinë administrative Kushovë, ku rrezikohen tokat bujqësore dhe banesa.

Ne terren janë mjetet e bashkisë për disa problematika në rrugët e fshatrave si inerte apo bllokime te pjesshme dhe dëbore. Hidrocentrali i Moglicës ka filluar shkarkimet rreth orës 8:30, fillimisht me 50m3/sek dhe aktualisht me 100m3/sek.

Në bashkinë Cërrik rrezikohet stacioni elektrik pranë uzinës së naftës dhe punonjësit për shkak të prezencës së ujit.

moti i keq

Lini një Përgjigje