TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2026, 17:44

Balluku mbledh strukturat në Gjirokastër për përmbytjet, plan për pyllëzimin e aksit që lidhet me Tepelenën

Shkruar nga Pamfleti
Balluku mbledh strukturat në Gjirokastër për përmbytjet,
Belinda Balluku me strukturat në Gjirokastër

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka mbledhur pasditen e sotme strukturat drejtuese të qarkut Gjirokastër për përmbytjet.

Balluku u shpreh se ulja e nivelit të lumit Vjosë në Memaliaj në 6.5 m është një lajm mjaft pozitiv për të gjithë rajonin e jugut.

Lidhur mbi problematiken prej dekadash që krijohet në aksin Gjirokastër-Tepelenë ministrja tha se qeveria shqiptare do të ndërhyjë falë një plani për pyllëzimin e kësaj zone, që ka patur mjaft dëmtime për shkak të erozionit, ndërsa do të nisin inspektimet në terren për problematikat që janë krijuar në disa fshatra të Bashkisë Memaliaj.

Sot po ashtu, Balluku ka kryer inspektim në terren në Urën e Mifolit, në Vlorë ku situata nga përmbytjet është e rëndë.

Sipas zv.kryeministres, situata është e rëndë për shkak të moti të keq dhe u kërkoi qytetarëve që t’u përgjigjen thirrjeve të emergjencave civile.

Më tej Balluku tha se po përgatitet një paketë dëmshpërblimi për qytetarët.

belinda balluku permbytjet

Lini një Përgjigje