
Lexues të “Pamfleti” ju ftojmë të ndiqni edicionin informativ të mesditës, ku mes të tjerash veçojmë:
Djegia e pallatit tek QSUT, hapen kamerat
Shkak i flakëve pakujdesia e disa të miturve
Zjarri që shkrumboi 30 apartamente te pallati 12-katësh pranë zonës së njohur si “Farmacia 10”, dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia e të miturve.
Mësohet se grupi hetimor ka administruar pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve përreth dhe në video shfaqen 5 fëmijë të mitur që qëndrojnë për disa minuta në pjesën e pasme të marketit.
Më pas, dy prej tyre largohen duke mbajtur në duar një objekt të paqartë (dyshohet të jetë bisht cigareje) të cilin e hedhin mbi disa kuti kartoni të vendosura jashtë marketit dhe largohen. Vetëm pak minuta më vonë, në të njëjtin vend shfaqet tym, që shumë shpejt shndërrohet në flakë, dhe përhapet me shpejtësi në fasadën e pallatit dhe duke shkaktuar dëme të shumta.
Policia ka arrestuar katër persona, të dyshuar për veprat penale “shkatërrim i pronës nga pakujdesia” dhe “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërkohë, katër persona të tjerë janë proceduar penalisht dhe janë nën hetim.
Të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzat dhe janë shprehur se nuk kanë lidhje me zjarrin.
Prapaskenat
Si ia “qepën kostumin” Erion Riçkut për në krye të Doganës
Burime brenda sistemit doganor dhe administratës, kanë bërë me dije për “Pamfleti”-n skemën e përdorur nga qeveria dhe drejtuesit e Doganës së Përgjithshme për të vendosur “urithin” Erion Riçku në krye të degës doganore të Tiranës, pa asnjë garë reale dhe duke shkelur të gjitha procedurat e rekrutimit.
Fakti është ky: Në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Publike është publikuar Shpallja nr. 7568 për Kryetar të Degës Doganore Tiranë. Por kjo nuk është një garë e vërtetë. Është një punë e mbaruar më parë, e qepur fiks për Erion Riçkun. Procedura bëhet vetëm sa për sy e faqe, për t’i dhënë një palë letra të rregullta një vendimi të marrë në hije.
Këtë e tregojnë hapat kronologjikë.
Së pari, rreth një muaj para se të hapej shpallja, Erion Riçku transferohet në pozicionin e Përgjegjësit të Sektorit të Apelimit dhe Ankimimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Një lëvizje paralele, pa konkurs, pa bujë.
Së dyti, menjëherë pas këtij transferimi, ai caktohet Kryetar i Deleguar i Degës Doganore Tiranë. Pra, pa asnjë garë, ai tashmë po drejton degën më të madhe doganore të vendit, aty ku kalon pjesa dërrmuese e importeve dhe eksporteve shqiptare.
Së treti, vetëm pasi e kanë ulur tashmë në karrige, hapet Shpallja nr. 7568, për ta bërë këtë pozicion të përhershëm. Fillimisht e vendosin në detyrë, pastaj hapin garën që ta bëjnë me letra të rregullta.
“Ogiçi” i Engjëll Agaçit e Blendi Çuçit
Enea Frederik Hoti, kap postin e Sekretarit të Përgjithshëm të KQZ-së
“Pamfleti” informohet se Enea Frederik Hoti, i njohur si “ogiçi” i Ëngjëll Agaçit dhe Bledar Çuçit, pritet të emërohet Sekretar i Përgjithshëm i KQZ-së, pas një karriere të tërë në ministritë e Çuçit, ku firmosi tenderë të vjedhur prej dhjetëra milionë eurosh, dhënie toke me koncesione dhe zhvatje fondesh. Hoti kaloi nga kryeministria në Ministrinë e Bujqësisë e më pas në të Brendshmen, duke lënë pas një varg abuzimesh, përfshirë 32 milionë euro tenderë të vaksinimeve, 660 hektarë tokë publike të koncesionuara dhe 180 milionë euro abuzime në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara. Tani, me dakordësinë e kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ai po shpërblehet me një post kyç për të firmosur pazaret e reja.
Emri i skuthit Enea Frederik Hoti ka ridalë në skenë për të kapur një post tjetër shtetëror, si shpërblim që gjatë 13 viteve pushtet të PS-së ka qenë “ogiçi” i Engjëll Agacit dhe sekser, firmosës e zbatues i pazarave me pasuritë e fondet që ka administruar Bledar Çuçi në 3 ministri.
Sipas informacionit që ka “Pamfleti”, Enea Hoti pritet të emërohet Sekretar i Përgjithshëm i KQZ-së, dakordësuar mes kryetarit Ilirjan Celibashi dhe Engjëll Agaçit e Çuçit të Bablokut.
Pas hetimit nga SPAK për aferat me tenderët në KQZ, Ilirjan Celibashi ia la përgjegjësinë Sekretarit të Përgjithshëm, Ylli Merkaj.
Për këtë post vakant, Engjëll Agaçi e Bledar Çuçi i kanë ofruar Ilirjan Celibashit dhe kanë rënë dakord me të që Sekretar i Përgjithshëm në KQZ të emërohet skuthi e sekseri Enea Hoti.
Rama vizitë në Itali
Takim me Melonin
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë ditën e somte më 16 prill vendin fqinj, Italinë.
Kreu i qeverisë shqiptare mësohet se do të zhvillojë një takim me homologen e tij italiane, Georgia Meloni.
Takimi do të nisë në orën 15:00 në Palazzo Chigi.
Kryeministri shqiptar Rama njihet për raportin e veçantë me homologen e tij italiane Georgia Meloni. Dy liderët vazhdojnë që të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, në interes të të dyja vendeve.
Në nëntor 2025 u mbajt një takim i përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Italisë. Si Meloni, ashtu edhe Rama e konsideruan bashkëpunimin mes palëve si historik.
Për më shumë, klikoni në linkun e lajmeve të orës 12.00
Lini një Përgjigje