
Shoqata e Transportit Urban ka njoftuar rikthimin e shërbimit të transportit publik në normalitet, pas një takimi të zhvilluar me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe kryetaren e Bashkisë.
Sipas përfaqësuesve të shoqatës, gjatë diskutimeve është arritur dakordësia për shqyrtimin e një skeme subvencionimi për karburantin, e cila pritet të konkretizohet në vijim me një vlerë të përcaktuar për litër.
Operatorët e transportit publik kanë rifilluar aktivitetin duke nisur nga dita e sotme me kapacitet të plotë, duke synuar garantimin e një shërbimi të rregullt për qytetarët.
"Patëm një takim me ministren e ekonomiës, ministrin e infrastukturës dhe kryetaren e bashkisë, u dakortësuam që transporti do të rikthehet në normalitet dhe do ketë subvension lekë për litër por do të jetë në diskutime si vlerë.
Nga sot do të vazhdoj transporti me kapacitet të plotë se dhe operatorët duan ta orfojnë shërbimin siç duhet për shkak të asaj që u pa këto dy ditë.
Do të kemi dhe takim tjetër javën që vjen për të diskutuar kërkesat e tjera ekonomike si tvsh akcizë kategorit që udhëtojnë falas", thuhet në njoftimin e Shoqatës së transportit Urban.
Lini një Përgjigje