Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera vecojmë:
Raporti i 'Transparency International' ka evidentuar Shqipërinë me 42 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, duke ngritur shqetësime për tenderët publikë, ndikimin politik në drejtësi dhe mungesën e transparencës në deklarimin e pasurisë.
Në Kuvend, seanca plenare u shoqërua me debate politike dhe dështimin e tre interpelancave, ndërsa opozita dhe mazhoranca u përplasën për çështje të ndryshme, përfshirë edhe bujqësinë dhe politikat fiskale.
Kryeministri Rama zhvilloi vizitë pune në Itali dhe Spanjë, ku u takua me Giorgia Meloni dhe Pedro Sanchez, ndërsa BE i rikujtoi Shqipërisë rëndësinë e forcimit të institucioneve dhe kapitujve të “themeloreve” në procesin e integrimit.
Në politikën e brendshme, vijuan përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës, me akuza për korrupsion, menaxhim të fondeve bujqësore dhe zhvillime në dosjen IPARD, ku SPAK ka nisur komunikimin e akuzave.
Në drejtësi, vijojnë hetimet për çështje të bujshme si “21 Janari”, “Plumbi i Artë”, pengmarrje biznesmeni dhe skemat e call center-ave që dyshohet se kanë mashtruar qytetarë europianë për miliona euro.
Në ngjarjet e tjera, zbulohet shkaku i zjarrit në pallatin 12-katësh dhe një tragjedi ne familje trondit Malishevën, ndërsa në Greqi vijojnë hetimet për vdekjen e 19-vjeçares shqiptare, me deshmine e dhimbshme te babait te viktimes.
Në ekonomi, FMN ka ulur parashikimet për rritjen e Shqipërisë në 3.4%, duke paralajmëruar gjithashtu rritje të inflacionit dhe pasiguri globale.
Ndërkohë, transporti urban është rikthyer në normalitet pas marrëveshjeve me qeverinë, ndërsa në arenën ndërkombëtare zhvillime të reja raportohen në Hormuz mes SHBA-ve dhe Iranit.
Lini një Përgjigje