Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka publikuar në rrjetet sociale një dokument që sipas tij tregon se Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, ka deleguar kompetencat për shkak të një udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara.
Në reagimin e tij, Noka shkruan se Binaj do të udhëtojë në SHBA për të festuar 50-vjetorin e lindjes, duke e cilësuar këtë si një tjetër shembull të asaj që ai e quan “luks socialist”. Binaj ka lindur mw 23 shkurt 1976.
Postimi i Nokës
Është luks të jetosh si “socialist”.
Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, delegon kompetencat se do shkojë në Amerikë të festojë ditëlindjen.
Nuk është hera e parë që #rilindja i ngre në qiell këta fiasko, duke iu mbathur lavde si “gjeni” e “reformator”. I tillë është edhe rasti i “reformatorit” Binaj, që në atë detyrë e kanë sjell interesa private. Një socialist kapitalist si Binaj, ish auditues, emërimi i të cilit shkakton konflikt interesi për shkak të bizneseve të familjes së tij, jeton luksin që i jep statusi “drejtor socialist”.

Lini një Përgjigje