
Gjykata e Kukësit jep masën arrest me burg me afat 3 mujor për gjashtë emigrantet sirian, algjerian e maroken të cilët dy ditë më parë u arrestuan në Morinë.
Pesë sirianë dhe 1 alegjerian u vunë në pranga ditën e premte nga policia pasi në tentativë për të trafikuar klandestinë nga Lindja e Mesme kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të uniformave blu në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ngjarja është regjistruar pranë fshatit Morinë.
Pasi i kanë lokalizuar, shërbimet e policisë iu kanë bërë thirrje trafikantëve që të ndalojnë, por disa prej tyre kanë hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka mbetur i lënduar.
Menjëherë është komunikuar me Policinë Kufitare të Kosovës, me qëllim bllokimin e kufirit në anën e Kosovës.
Arrestimi i trafikantëve u bë pas disa orësh ndjekje nga policia e Kukësit në bashkëpunim me atë Kosovës, teksa vijon puna për gjetjen e armëve të zjarrit që u përdorën në sulmin ndaj uniformave blu.
Krahas të arrestuarve, në kërkim u shpall dhe 27-vjeçari Sultan Grimashi me shtetësi algjeriane. Ky i fundit sipas policisë konsiderohet personi kyç i rrjetit të trafikut emigrantëve nga vendet e treta, përmes Greqisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, me destinacion final shtetet e BE-së.
Sakaq ndaj personave të prangosur janë ngitur akuzat “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Lini një Përgjigje