TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Maj 2023, 12:13

Anglia në gadishmëri për të dëbuar shqiptarët, ministria e Brendshme: Kanë shkelur masivisht lirinë me kusht

Shkruar nga Pamfleti

Anglia në gadishmëri për të dëbuar shqiptarët,

Shtimi i dëbimeve të emigrantëve nga Anglia ka prodhuar shumëfishimin e rasteve kur azilkërkuesit shqiptarë të cilët kanë mbërritur me gomone apo kamionë, të paktën njëherë kanë thyer lirinë me kusht, dhënë nga tribunalet e emigracionit, teksa sa janë në pritje të shqyrtimit të azilit.

Home Office, Ministria e punëve të brendshme angleze ka treguar se sa ishte numri shqiptarëve që thyen lirinë me kusht gjatë 15 muajve të fundit.

“Për periudhën 1 Janar 2022 deri në 1 Prill 2023 numri total i azilantëve nga të gjitha nacionalitetet, të cilët thyen lirinë me kusht ishte  44,957. Po për të njëjtën periudhë kohore, shqiptarët të cilët nuk iu përmbajtën lirisë me kusht njohur si “immigration bail”, ishte 12,842”.

Home Office, tregon se është e rëndësishme të theksohet që ata persona që kanë thyer lirinë me kusht njëherë, mund të jenë paraqitur javën pasardhëse.

“Ne ndërmarrim hapa të mëtejshëm nëse personi nuk zbaton kushtet e lirisë me kusht. Ato janë shtimi kushteve të lirisë me kusht, vizitë në banesë, ndalimi dhe marrja e garancisë financiare”.

Avokatë të çështjeve te emigracionit në Londër të pyetur kanë shpjeguar thyerjen e lirisë me kusht nga 12,842 shqiptarë si të lidhur me frikën e riatdhesimit duke pranuar të qëndrojnë në të zezë.

Janë të shumta videot e postuara në rrjetin social Tik Tok ku shqiptarë në Angli presin me gërshërë pajisjen e monitorimit e cila vendoset në kyçin e këmbës, njohur si “Roleksi Shqiptarë”.

Ky lloj monitorimi është një prej disa lirive me kusht dhënë nga gjykatat e emigracionit për azil-kërkuesit. E gjitha kjo bëhet për t’i shpëtuar dëbimeve të përjavshme nga Anglia drejt Shqipërisë me avionë të posaçëm charter.

anglia debim shqiptare

Lini një Përgjigje