
Sot, në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Korçës, do të dalë për vlerësim mase sigurie Gazmir Preçi, shefi i antidrogës së Durrësit, i arrestuar më 15 gusht 2024.
Preçi akuzohet për pjesëmarrje në një skemë gjobëvënieje ndaj pronarit të një klubi nate në Ura e Dajlanit.
Sipas dosjes së SPAK, Preçi ka kërkuar 20 mijë euro nga pronari i një lokali në Durrës, duke kërcënuar se në të kundërt do të bllokonte biznesin e tij. Hetimet zbuluan se Preçi ka arritur të marrë 10 mijë euro në fazën e parë, shumën e të cilës e ka sekuestruar policia së bashku me dy celularë.
Përmes këtyre celularëve pritet të identifikohen edhe punonjës të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje dhe biznese të tjera që mund të kenë qenë viktima të presionit të shefit të antidrogës.
Gazmir Preçi, me gradë kryekomisar, akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”. Në vitin 2021, kur ishte shef krimesh në Mallakastër, ai kishte qenë në hetim për lejimin e kultivimit të kanabisit në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës.
Lini një Përgjigje