TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Gusht 2024, 08:26

Shuhet nënkolonel Agim Sallaku, humbi betejën me sëmundjen e rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Shuhet nënkolonel Agim Sallaku, humbi betejën me sëmundjen e

Agim Sallaku, një ndër pilotët më profesionist të Forcës Ajrore të Ushtrisë Shqiptare, ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Nënkoloneli që me helikopterin e FA ka marrë pjesë në qindra operacione evakuuimi, kërkim-shpëtimi dhe emergjencash natyrore, ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.

Nënkolonel Agim Sallaku është trajtuar jashtë vendit muaj më parë, por fatkeqësisht kur u duk se e fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, ajo e ka sulmuar pabesisht duke e ndarë përgjithmonë nga familja, miqtë dhe kolegët në Forcën Ajrore.

Ai ishte një profesionist i Forcave të Armatosura, një ndër pilotët më të mirë të ushtrisë shqiptare, bashkëshort i dashur, baba i dy fëmijëve të mrekullueshëm dhe një qytetar model i Republikës.

Lini një Përgjigje