TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2024, 18:29

Tubimi poshtë banesës së Berishës, Pollo: Rruga nuk është e lehtë, por s’kemi mënyrë tjetër!

Shkruar nga Pamfleti

Tubimi poshtë banesës së Berishës, Pollo: Rruga nuk

Në ditën e pestë të protestës së tyre, mbështetësit e Sali Berishës, janë mbledhur sërish poshtë pallatit të ish-kryeministrit në rrugën ‘Mustafa Matohiti’.

Mes mbështetësve ishte dhe ish-ministri Genc Pollo, i cili mbajti një fjalim në poltronin e improvizuar në mes të rrugës.

Gjatë fjalës së tij ai deklaroi se rruga drejt arritjes së qëllimit nuk do jetë e lehtë, apo e shkurtër, por nuk ka rrugë dhe mënyrë tjetër.

Nuk e kishim menduar se pas 33 vitesh drejtuesi i opozitës do ishte në arrest shtëpie. Ky përvjetor i Rilindjes së PD-së është më domethënës se më parë.  Ata që thonë ‘në fund të fundit foli drejtësia’, janë njerëz që të njëjtën gjë mund ta thonin për gjyqin që i’u bë deputetëve të tjerë dekada më parë. Është kohë për të thënë se aktakuzat janë turp. Nuk po them se rruga jonë drejt këtij qëllimi do jetë e lehtë apo e shkurtër, por nuk shoh rrugë tjetër. Tjetër mënyrë nuk ka”, tha ai.

pollo berisha

Lini një Përgjigje