TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2024, 18:13

Fjalimet nga dritarja, Mërtiri: Situata po shkon në një tragjikomedi, Berisha ka pësuar disfatë në të gjitha drejtimet

Shkruar nga Pamfleti

Fjalimet nga dritarja, Mërtiri: Situata po shkon në një

Analisti Ergys Mërtiri tha se sjellja e ish-kryeministrit Berisha është tragjikomike pasi del dhe mban fjalime në dritaren e banesës, pas caktimit të masës ‘arrest shtëpie’ nga GJKKO.

Mërtiri tha për “Report Tv” se numri i vogël i militantëve që mblidhen poshtë banesës dhe dëgjojnë fjalimin e Berishës tregon se ky i fundit nuk është lider i opozitës dhe sipas tij nuk ka mbështetje popullore.

Për Mërtirin, brohoritjet e militantëve të mbledhur poshtë dritares së Berishës janë qesharake pasi pretendojnë se kreu i Rithemelimit është më i fortë se kurrë kur në fakt ka pësuar disfatë në të gjitha drejtimet.

“Situata po shkon në një tragjikomedi, Berisha po luan në mënyrë qesharake duke e bërë komedi tragjedinë që ka shënuar fundin e tij. Numri i vogël i qytetarëve të mbledhur tregon se Berisha nuk është lideri i opozitës sepse ndryshe do shkundej sheshoi. Populli nuk e konsideron arrestin e Berishës si arrest të liderit të opozitës. Ajo çfarë përpiqet të shpërfaqë kjo protestë është adhurimi për Berishën. Buron nga kulti i individit që është ngalitur tek militantët më të verbër sepse vetëm nëpërmjet kësaj mund të mbrohet Berisha sot.

“Ky është funerali i tij, ata njerëz kanë shkuar në varrim. Me brohorima absurde të themi se Rama po dridhet nga Berisha është totalisht jashtë normales. Unë nuk e di se kush është i verbëri, nuk është as e debatueshme, është qesharake. Berisha është telef në të gjitha drejtimet dhe këta thonë se janë më të fortë se kurrë”, u shpreh Mërtiri.

Lini një Përgjigje