
Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, (SPAK).
Nuk ka informacion mbi arsyet e thirrjes së kryebashkiakes. Zyrtarja socialiste nuk bëri asnjë komunikim për mediat kur hyri në institucion dhe mbetet i paqartë shkaku i paraqitjes, nëse ka të bëjë me aktivitetin e saj si funksionare vendore apo me çështje për persona të tjerë dhe që ajo ka dijeni.
Megjithatë, dyshohet se Sefa është thirrur për padinë që ka bërë në SPAK një shkollë private në mars të vitit të kaluar, me pretendimin se po tentohej t’i rrëmbehej disa dhjetëra metra katror tokë.
Vlen të theksohet gjithashtu se ditën e sotme në SPAK janë paraqitur kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe kreu i FRD-së, Sali Shehu.
Lini një Përgjigje