TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Janar 2025, 13:40

Thirret në SPAK kreu i FRD-së, Sali Shehu!

Shkruar nga Pamfleti

Thirret në SPAK kreu i FRD-së, Sali Shehu!

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu, është thirrur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK, ndërsa ai vetë, përmes një batute me gazetarët, u shpreh: “Kam ardhur për qejf, do pi kafe!”.

Këmbënguljes së gazetarëve se nuk do prisnin atë 4 orë për qejf derisa të dilte, ish-deputeti iu përgjigj: “Pse nuk vihet për qejf këtu?! Nuk do rri shumë, vetëm 5 minuta dhe do dal”.

Ai nuk dha shpjegime për arsyen pse ishte thirrur, në lidhje me ndonjë çështje të vjetër që ka dijeni apo rrethana të tjera. Shehu ka qenë i hetuar dhe akuzuar për trazirat e vitit 1998 në Tiranë, pas vrasjes së Azem Hajdarit.

 

Lini një Përgjigje