
Është tensionuar protesta e banorëve të Thumanës para Kuvendit. Qytetarët e shumtë të ndodhur në tubim janë përplasur me policinë.
Protestuesit kanë tentuar të kalojnë kordonin e sigurisë të krijuar nga policia, por kanë hasur rezistencën efektivëve të cilët i kanë zmbrapsur.
Kujtojmë se qytetarët e Thumanës pas disa protestave të zhvilluara në rrugën e re “Thumanë-Kashar”, vendosën ta zhvendosin tubimin e tyre para Kuvendit.
Prej kohësh ata kërkojnë të kenë akses në aksin e ri Thumanë-Kashar, pasi koncensionari nuk ka menduar për një të tillë duke dëmtuar banorët e zonës.
Lini një Përgjigje