
Melisa Trëndafili, 31-vjeçarja që u dogj me benzinë pasditen e së shtunës nga ish-bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili në Korçë, mbetet në monitorim intensiv nga mjekët e repartit të djegie-plastikës në QSUT.
Ajo që e bën ngjarjen edhe më të dhumbshme është fakti se bashkëshorti në proces divorci që i vuri flakën gruas është ende i lirë në arrati.
Lidhur me këtë ngjarje ka folur sociologu Gëzim Tushi.
“Dhuna në familje po merr përmasa të gjera dhe të frikshme. Nuk po bëhet më dallimi mes njerëzve dhe kafshëve. Shteti duhet të marrë masa dhe të forcohet ndëshkimi.
Në shumë raste të duket se jemi kthyer në njerëz primitivë të epokës së Neandertalit.
Dhunën e kemi të pranishme që tek fëmijët me bullizimin dhe më pas më dhunën fizike mes tyre. Duket se familja e ka humbur rolin e saj dhe ka dalë jashtë kontrollit”, theksoi ndër të tjera sociologu Gëzim Tushi.
Lini një Përgjigje