
Fredi Beleri ka lënë qelinë në burgun e sigurisë së lartë të Fierit, pas vendimit të gjykatës së Fierit për ta liruar me kusht.
Ish-kryetarit tgë Bashkisë Himarë, ik cili u dënua me 2 vite burg për blerje votash, i kishin ngelur edhe 6 javë burg.
Para mediave Beleri është shprehur se do të luftojë për çështjen në Strasburg, dhe nëse fiton do të kandidojë sërish.
“Pas 16 muajsh paraburgim të vazhdueshëm, tani jam i lirë dhe krenar, por sigurisht jo i lumtur sepse shteti i së drejtës dhe demokracia në Shqipëri nuk u rivendos, institucionet nuk funksionuan, drejtësia nuk u dha ashtu siç duhet. Vendimi i sotëm është vetëm një pikë në oqeanin e drejtësisë. Lufta ime tani fillon. Vetëkuptohet se do të ankimoj në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për atë që më mohoi regjimi shqiptar në një grusht shteti”, ka thënë ndër të tjera Beleri.
Lini një Përgjigje