
Pas tubimeve të shumta në aksin Thumanë-Kashar, banorët e Thumanës dhe fushë-Krujës e kanë zhvendosur protestën e tyre para Kuvendit, i cili sot nisi punimet për sesionin e ri.
Qindra banorë janë zhvendosur para Kuvendit dhe sërish kanë kërkuar hapjen e një hyrje-dalje në segmentin Thumanë-Kashar.
Hapja e aksit të ri Thumanë-Kashar nuk ka parashikuar hyrje-dalje për banorët e Thumanës. Në protesta e mëparshme qytetarët kanë bllokuar rrugën, ku më pas janë përplasur dhe me policinë e cila i ka larguar nga rruga.
Deri më tani kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët dhe asnjë masë nuk është marrë as nga koncesionari dhe as nga qeveria.
Lini një Përgjigje