
Analisti Enton Abilekaj ka komentuar nisjen e sezonit të ri politik dhe se çfarë pritet të ndodhë.
Ai u shpreh se ndërkohë që fokusi në këtë nisje takimesh duhet të ishte një bilanc, prioritet për mazhorancën u bë propaganda dhe kursi i menaxhimit të rrjeteve sociale.
“Besoj që të dyja palët sot kanë parashtruar pikat kryesore ku do përqëndrohen deri në zgjedhje, sepse kjo është fillimi i një fushate të ngjashme me atë elektorale.
Pra, po ta shohim te grupi paralamentar i opozitës, është përqëndruar në rritjen e pensioneve në minimumin jetik, pra në zhdukjen dhe minimizimin e varfërisë.
Një objektiv ky që prek shumë qytetarë, të paktën 30 përqind të numrit total të tyre dhe demokracinë, korrupsionin e komanduar.
Besoj se diçka më shumë do ketë në të ardhmen opozita për të treguar se si do të mbajë shqiptarët në Shqipëri kur të vijë në pushtet por këto ja lëmë kohës.
Ndërsa mazhoranca teksa i duhej të bënte një bilanc, ka zgjedhur sërish të bëjë dhe zhurmë dhe propagandën nëpërmjet rrjeteve sociale.
Dhe në Dajt dje dhe sot , fokusi ka qenë kursi i përdorimit të Facebook, Instagram, Tik Tok”, tha Abilekaj.
Lini një Përgjigje