Qendrat e refugjatëve në Lezhë vijojnë të ndezin debate dhe pakënaqësi në Romë...
Rindizet debati mbi kapet e refugjatëve që janë ngritur në Lezhë. Teksa brenda shtatorit pritet që të vijnë dhe emigrantët e parë, në Itali ka plasur një debat i ri. Qeveria do të sjellë në Lezhë stafe nga burgjet italiane dhe për pasojë shumë institucione të vuajtjes së dënimit kanë mbetur me staf të reduktuar.
Disa sindikata kanë protestuar, duke nënvizuar se duke pasur parasysh kaosin total brenda burgjeve italiane, duhet të ketë prioritete të tjera në lidhje me përdorimin e burimeve njerëzore.
Federata sindikale e vuajtjes së dënimit së bashku me konfederatën autonome të policisë penitenciare italiane thonë se janë të shtangur “nga lajmi i dispozitës me të cilën Ekzekutivi ka vendosur të dërgojë në Shqipëri, për shkak të një marrëveshjeje ndërkombëtare mes drejtuesve të dy vendeve, afërsisht pesëdhjetë njësi të Trupave të Policisë së Burgjeve me role të ndryshme dhe kualifikime me trajtim të një misioni ndërkombëtar dhe me rregulla angazhimi krejtësisht të diskutueshme dhe të pandara me sindikatat”.
Sipas sindikatave, në burgjet italiane ka 62 mijë persona në qeli, teksa 10,700 oficerë kanë mbetur të plagosur gjatë trazirave në burgje. Sipas tyre, prioriteti për organizatat e burgjeve duhet të jetë kuadri i brendshëm, jo qendrat në Shqipëri.
Dy qendrat u planifikuan dhe u ndërtuan pas marrëveshjes mes qeverisë italiane të Melonit dhe qeverisë shqiptare të Edi Ramës të nënshkruar më 6 nëntor 2023. Strukturat menaxhohen dhe kontrollohen nga Italia në territorin shqiptar dhe do të shërbejnë - të paktën në letër - për shqyrtimi i kërkesave për azil të azilkërkuesve. Emigrantët që do të transferohen atje do të jenë ata të shpëtuar në det nga anijet ushtarake italiane.
Dy qendrat, ajo në portin e Shëngjinit dhe ajo e Gjadrit, teorikisht do të kenë dy role të ndryshme: e para do t'i kushtohet procedurave të zbarkimit dhe identifikimit, ndërsa e dyta për shqyrtimin e aplikimeve dhe pritjen e njëkohshme. Sipas asaj që është përcaktuar nga Roma dhe Tirana, emigrantët e transferuar në Shqipëri mund të jenë maksimumi 3000 në muaj, në total 36 mijë në vit. /Përshtati “Pamfleti” nga “Riformista”
Lini një Përgjigje