TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Prill 2026, 10:59

Temperaturat arrijnë në 21 gradë, meteorologu zbulon si do të jetë moti këtë javë 

Shkruar nga Pamfleti
Temperaturat arrijnë në 21 gradë, meteorologu zbulon si do
Hakil Osmani

Kjo javë ka nisur me mot të kthjellët dhe me intervale të gjata me diell.

“Sot dhe nesër territori shqiptar parashikohet të jetë në dominimin e intervaleve të gjata me diell, ndërsa pasditja do të ketë vranësira. Dita e mërkurë do të ketë vranësira të shpeshta në pjesën veriore dhe lindore, me mundësi shiu. Pjesa tjetër e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm”, tha Hakil Osmani nga “MeteoAlb”.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, temperaturat maksimale do të jenë mbi 20 gradë Celsius.

“Mëngjesin e sotëm vlerat minimale janë regjistruar 5 gradë në zonat malore, ndërsa në ultësirën perëndimore, në orët e para të mëngjesit, 8-14 gradë Celsius në vijën bregdetare.
Ndërsa në mesditë do të shkojnë deri në 25 gradë.

Nga dita e martë do të bien temperaturat, në 1 gradë minimumet në qytetet e zonave malore, deri në 20-21 gradë maksimumet”, tha Osmani.

Meteorologët parashikojnë se moti do të vijojë të jetë i qëndrueshëm edhe në fundjavë dhe nuk priten reshje shiu. 

moti i javes temperaturat

1 Komente

  1. H
    Hari

    Shqiperia nuk eshte vetem zonat malore,as ato bregdetare!mesohuni te informoni per cdo zone me vete!fol per veriun,jugun,lindjen edhe perendimin me vete,duke e sqaruar ne te njejten kohe ne harte,flisni per shpejtesine e Eres dhe bregdetin,cfare Po na informoni,askush nuk kuptoi asgje,sqaroni me mire,me thjeshte dhe me fjale te kuptueshme nga populli!mire do beni te filloni te korigjoni veten tuaj!

    Lini një Përgjigje