TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Prill 2026, 10:34

Berisha paraqitet në SPAK: Gjeta Ergys Agasin, vizitorin e shpeshtë të Surrelit

Shkruar nga Pamfleti
Berisha paraqitet në SPAK: Gjeta Ergys Agasin, vizitorin e shpeshtë
Sali Berisha

Kreu demokrat, Sali Berisha, u paraqit sot në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” një proces rutinë që detyron ish-kryeministrin të shkojë pranë një agjenti të BKH-së, dy herë në muaj.

Pas daljes nga SPAK, Berisha, duke folur për gazetarët iu rikthye sulmeve dhe akuzave në drejtim të Irena Gjokës dhe Altin Dumanit, e para gjyqtarja e GJKKO-së që caktoi masat e sigurisë ndaj tij dhe dhëndrit, Jamarbër Malltezi, ndërsa tjetri ish-kreu i SPAK, që mori të pandehur ish-kryeministrin për dosjen “Partizani”.

Por këtë rradhë në radarin e sulmeve të Berishës ishte edhe Ergys Agasi, për të cilin tha se është një “vizitor i shpeshtë i Surrelit”.

Aty gjeta Ergys Agasin bashkë me Irena Dumanin, Irena Maneku Gjoka Dumani. Festonin, Gysi festonte se asnjë mandat ndërkombëtar nuk është lëshuar për arrestimin e tij Gysi gjoja është në kërkim, ai në fakt rrugën më të shpeshtë që bën e bën për në Surrel. Ai është vizitor i shpeshtë i Surrelit. Sot thashë Dumani merr dhe mbiemrin Maneku, sepse në një akt më të turpshëm, flagrant të mbrojtjes së krimit, Edi Rama dhe Altin Dumani nxorën të pafajshme Irenën me pesë mbiemra”, tha ai.

berisha spak partizani

Lini një Përgjigje