
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope, pas kontrolleve të kryera nga trupa inspektuese.
Sipas njoftimit, është marrë masa e bllokimit të menjëhershëm të aktivitetit të subjektit, deri në përmbushjen e kushteve të kërkuara higjieno-sanitare.
Ndaj subjektit janë vendosur gjithashtu masa administrative. Konkretisht, një gjobë prej 300,000 lekësh për shkelje të kushteve të higjienës, në bazë të Ligjit Nr. 9863 “Për ushqimin”, si dhe një tjetër gjobë prej 100,000 lekësh për mosrespektim të kërkesave për gjurmueshmërinë e produkteve.
AKU thekson se kontrollet në terren do të vijojnë me intensitet, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Lini një Përgjigje