Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen, mundimi mbi padrejtësinë, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën.
Kështu u shpreh Presidenti Bajram Begaj, në një mesazh drejtuar besimtarëve katolikë me rastin e Pashkës.
Ai theksoi rëndësinë e kësaj dite të shenjtë si simbol i shpresës dhe triumfit të së mirës.
“Pashka është besimi se jeta është forca e pashtershme që na udhëheq.
Pashka është shpresë dhe gëzim. Kjo festë na kujton se Zoti nuk na braktis kurrë dhe se dashuria e Tij është më e fortë edhe se vdekja.
Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja!”, shkruan Begaj.
Lini një Përgjigje