TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Prill 2026, 06:59

Temperatura deri në 24 gradë, si parashikohet moti për ditën e diel

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 24 gradë, si parashikohet moti për ditën

Moti, për ditën e dielë, parashikohet të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, pa reshje dhe me temperatura pranverore.

Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të variojnë nga 2°C në zonat verilindore deri në 24°C në ultësirën perëndimore. Në qytete si Tirana, Shkodra dhe Elbasani, vlerat maksimale do të arrijnë deri në 23-24°C, ndërsa në zonat malore si Kukësi dhe Peshkopia temperaturat do të mbeten më të ulëta.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore, era pritet të forcohet deri në 12 m/s, duke sjellë herë pas here rryma më të ndjeshme ajri.

Sa i përket kushteve detare, në detin Adriatik dhe Jon pritet valëzim i ulët, i forcës 1 deri në 3 ballë, çka krijon kushte të favorshme për lundrim.

Temperatura deri në 24 gradë, si parashikohet moti për ditën

Temperatura deri në 24 gradë, si parashikohet moti për ditën

 

moti parashikim temperatura

Lini një Përgjigje