TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2026, 22:14

"21 Janari", Hoxha: Kam çuar provat, pse nuk vepron SPAK?

Shkruar nga Pamfleti
"21 Janari", Hoxha: Kam çuar provat, pse nuk vepron SPAK?
Gazetari Artan Hoxha duke komentuar 21 Janarin 2011

Gazetari Artan Hoxha tha mbrëmjen e së premtes se ka depozituar provat në SPAK lidhur me 21 Janarin e 2011, ku gjatë protestë së opozitës së atëhershme, Partisë Socialiste, u vranë 4 protestues.

Nga studio e emisionit "Kjo Javë" në News24, Hoxha tha se nuk ka ndërmend të tregojë burimin e provave për 21 janarin, edhe sikur të përballet me burgun. Ai tha se megjithëse ka kaluar një kohë nga momenti kur ka çuar provat, nga SPAK nuk ka asnjë lëvizje.

“Ku e kam unë skepticizmin tek SPAK? Unë e kam furnizuar SPAK, sa materiale kam dërguar unë, kjo sttregon se nuk besoj. Psh tek 21 janari pse nuk veprojnë. Janë 4 të vrarë në bulevard. Unë s’do tregoj burimin dhe e kam ndarë mendjen. I kam dërguar provat që atë natë dhe deri sot. Cfarë ka aty që nuk veprojnë?”, tha gazetari Hoxha

 

hoxha spak 21 janari

Lini një Përgjigje