TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera vecojme:

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me kryebashkiakët socialistë, duke përjashtuar opozitën dhe vendosur në fokus “Paketën e Maleve”, me premtime të reja pavarësisht 13 viteve në pushtet. Nga ana tjetër, Sali Berisha ashpërsoi retorikën, duke e cilësuar Ramën rrezik për Evropën dhe duke hedhur akuza të forta edhe brenda PD-së.

Në Kuvend, përplasjet mes PS dhe PD vijojnë me kërkesa për përjashtime reciproke të deputetëve, duke reflektuar tension të lartë politik. Ndërkohë, opozita kërkon hetim për AKSHI, duke ngritur shqetësime për sigurinë e të dhënave.

Në drejtësi, vijon beteja ligjore e Erion Veliaj në GJKKO, ndërsa çështja e zhdukjes së Ervis Martinaj rikthehet në vëmendje me akuza të reja nga familjarët.

Ngjarjet kriminale mbeten shqetësuese: një 63-vjeçar u vra në Vlorë pas një konflikti.

Në ekonomi, qeveria miratoi uljen e akcizës së karburanteve me 20%, ndërsa në Kosovë, Albin Kurti vendos kufizime për çmimet.

Në rajon e botë, një skandal fondesh godet qeverinë e Kyriakos Mitsotakis, ndërsa Donald Trump ndërhyn në politikën hungareze dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke treguar ndikim të fortë ndërkombëtar.

edicioni informativ

Lini një Përgjigje