TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2026, 14:01

"Në Bashkinë Tiranë nuk firmos askush nga frika", Veliaj në Gjykatën Administrative: Olsi Dado, kuzhinieri që u bë pilot! 

Shkruar nga Pamfleti
"Në Bashkinë Tiranë nuk firmos askush nga frika",
Olsi Dado dhe Erion Veliaj

Erion Veliaj la sot qelinë e Durrësin për t'u paraqitur në Gjykatën Administrative, ku po zhvillohet një seancë gjyqësore që lidhet me një proces administrativ ndaj prokurorit të çështjes së Veliajt, Olsi Dado. Më konkretisht, për pavlefshmërinë e dekretit të vitit 2008 të presidentit të Republikës së asaj kohe (Bamir Topi), për emërimin e prokurorit Dado.

Veliaj deklaroi në seancën e zhvilluar në Gjykatën Administrative se aktiviteti në Bashkinë e Tiranës është bllokuar pas izolimit të tij, duke theksuar se nuk po merren më vendime dhe po krijohet një situatë pasigurie në institucion.

Sipas tij, pas ndërhyrjes së prokurorit të SPAK, Ols Dado, administrata ka ndalur firmosjen e dokumenteve, ndërsa disa shërbime janë pezulluar.

“Ky është Ols Dado. Pra Kuzhinieri është bërë pilot. Sot nuk firmos më njeri ne bashkinë e Tiranës se thonë kur një njeri që punonte edhe të dielën është në burg pse te firmosim. Nuk është hapur asnjë kopsht. Kanë ngelur. Edhe plehrat janë rrugëve. Buxheti u dogj se nuk firmos më njeri, nuk firmos më dreka për fëmijët në shkolla. Qyteti po shkonte si Artemis dyshi lart tani ka një klimë terrori”, mësohet të ketë thënë Veliaj në seancë.

Pala mbrojtëse e Veliajt kundërshton emërimin e prokurorit, duke pretenduar se ai bie ndesh me ligjin.

Gjyqi vijoi me akuza dhe debate: 

Erion Veliaj: Nuk jam këtu për mëshirë, apo për dramën e familjes time dhe çka më shkaktoi mua kjo. Dua të flas se çfarë ka shkaktuar për Bashkinë e Tiranës. Unë kam 14 muaj që lexoj letra dhe kur shikoj që njerëz që s’kanë mbaruar magjistraturën arrestojnë njerëz. Jam kallëzuar nga një njeri që nuk ekziston. Pra nuk jam denoncuar nga një person anonim, por nga Nesti Angoni që nuk ekziston.

Hazbi Balliu: Ju lutem fokusohuni tek procesi që jemi sot.

Veliaj: Veç në rastin tim ka një kallëzim fake. Fitova gjyqin për shpifje për një italian dhe doli se ka gënjyer për inceneratorët. Kam frikë se është një kurth ky proces i imi. Kë ka dëmtuar Erion Veliaj, 101 çerdhet që ndërtoi apo pemët apo shkollët?

Hazbi Balliu: Kaloni tek pikat e procesit.

Veliaj: Nesti Angoni të kallëzon dhe regjistrohet çështja pas 7 muajsh dhe jo pas dy javësh siç është afati. Ka diçka që nuk shkon. Është dora e një njeriu që ka marrë porosi. U shty dhe një vit tjetër regjistrimi i emrit Erion Veliaj. Më është bërë një vetting 20-vjeçar i imi. Edhe kur kam qenë i mjafti dhe më thotë në vitin 2004 me kë kam qenë me charter. Mund të kem qenë dhe me Bin Ladenin. Por ku e di unë kush është, aty ka qenë avion turistik.

 

olsi dado erion veliaj

Lini një Përgjigje