Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore, ku nder te tjera vecojme:
1. SHBA i jep ultimatum Shqipërisë për NATO-n 2.0
Udhëkryqi i vendit: Rama do të zgjedhë mes aleancës së re të SHBA-së nën Trump dhe lidhjes tradicionale me BE-në. Debati është i hapur mbi orientimin strategjik të vendit.
2. Rreziku nga Irani
Mediat ndërkombëtare raportojnë paralajmërimin e ambasadës amerikane, ndërsa autoritetet shqiptare mohojnë një kërcënim konkret. Masat e sigurisë janë rritur nëpër vend.
3. Rama mbledh kryebashkiakët
Pa rikandidim për kryebashkiakët pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta. Mbledhja zhvillohet pa media në Pallatin e Kongreseve.
4. Ministri Gogu takon kreun e SPAK
Qëllimi: përmirësimi i kuadrit ligjor, forcimi i kapaciteteve institucionale dhe rritja e efikasitetit të sistemit të drejtësisë.
5. Gjyqi Veliaj-Xoxa
Debate mes prokurorit Ols Dado dhe mbrojtjes; avokati Plarent Ndreca kërkon kohë për t’u njohur me dosjen e madhe prej 60 mijë faqesh.
6. Denoncimi i babait të Martinajt
Mustafa Martinaj thotë se djali i tij është ekzekutuar në Durrës; Ministri Lamallari refuzon komentin, duke theksuar kompleksitetin e çështjes.
7. IKMT në Vlorë
Shembet një ndërtesë dykatëshe në segmentin e planifikuar për lidhjen e portit me rrugën Transballkanike; banorët kundërshtojnë ndërhyrjen.
8. Tragjike në Fier
Taulant Halka, 40-vjeç, punëtor ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve, gjendet i vrarë në banesë; akt ekstrem në gjendje depresive.
9. Domatja bëhet luks
Çmimi i domatës në tregjet shqiptare arrin rekord: 350-440 lek/kg për domaten normale dhe 700-800 lek/kg për domaten qershi.
10. Tensionet SHBA-Iran
Trump paralajmëron Iranin; Garda Revolucionare pretendohet se ka rrëzuar një avion amerikan F-35. Abu Dhabi dhe Jemeni në shënjestër.
11. Botërori 2026
Parashikimet e superkompjuterit: Spanja favorit kryesor me 15.83%, pasuar nga Franca, Anglia dhe Argjentina.
Lini një Përgjigje