Këtë të premte në orën 09:00 po mbahet seanca e katërt në radhë e gjykimit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë të përfshirë në dosjen e tij.
Seanca për dosjen Veliaj është shoqëruar me debate mes palëve në sallën e gjyqit.
Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati i tij mungoi në seancën e 1 prillit.
Ky moment krujoi debate në gjyq, ndërsa avokati Maks Haxhia, i cili në këtë proces mbron Ajola Xoxën, tha se procesi po bëhet qesharak. Ai shtoi se avokatja ligjore Pranvera Doci nuk është e njohur me dosjen hetimore.
Maks Haxhia: Jam legjitimuar te ndjek ligjin. Avokatët që keni caktuar kryesisht është njohur me dosjen hetimore apo jo ? Pra përfaqësuesja ligjore Pranvera Doci e caktuar kryesisht për Fatjon Barcin. Duam të bëjmë proces jo sa për te pasur një avokat. Të lutem prokuror të mbaroj une. Sepse po bëhet qesharak procesi.
Ols Dado i drejtohet Maks Haxhisë: Nuk je kryetar i dhomës zotëri je avokat i të pandehurit. Ti urdhëron këtu të flas apo nuk flas unë?
"Si ju ashtu edhe Maks Haxhia mbroni të pandehur në proces. Ju mund të keni tagra të tjera, por këtu jeni vetëm mbrojtës ligjor.", tha Engjëllushe Tahiri.
Ndërkohë, avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca tha se ende nuk i është vënë në dispozicion në mënyrë elektronike e gjithë dosja prej 60 mijë faqesh dhe se ende paraqitet në Gjykatë për ta lexuar. Sipas tij mungojnë fashikujt nga 142 deri tek 166 (pra 24 fashikuj) dhe shtoi se rrezikon që ky proces të bjerë ndesh me Konventën Evropiane.
"Jeni ju ata që vendosni. Të gjithë çka janë këtu janë për shkak të gjyqit të Erion Veliaj. Dhe cilësitë e një avokati nuk mund të ndalen nëse shikohet një problematikë. Ju kam kërkuar orare se kur unë të vij në gjykatë dhe të konsultohem me dosjen. Më 26/03 kam filluar studimin e dosjes dhe më është thënë se do të vijnë elektronike. Unë kam qenë fizikisht në gjykatë për të fituar kohë dhe për të lexuar 60 mijë faqe dhe 1 mijë e më shumë prova. Mungojnë fashikujt nga 142 deri tek 166. Dua të shqyrtoj se çfarë mungon nga kjo dosje. Rrezikon që ky proces të bjerë ndesh me Konventën Evropiane.", tha Plarent Ndreca.
Karagozllek avoketerish! Perse i ndryshon avokatet Erion Veliaj? Sepse po e shtyn fillimin e gjykimit. Ky trimi që mezi priste të ballafaqohej në Gjykatë ka frike të shkojë në Gjykatë dhe të perballet. Ilir Meta të nuk e ben këtë zvarrritje, kurse "Visi bli dy paketa", apo ky Plarenti që ka bërë namin te arsimi dhe ministria e brendeshme na tregojne Strasburgun ose mbrojtjen effektive. Shkoni në Strasburg dhe hajdarin do të merrni, jo Cimin! Se ata të Strasburgut nuk I kuptojne lapangjozet Haxhia dhe Plarent! Aha, se ushtari Ton Gogu, i solli ushtarin Kupi, Lal vjedhesit! Shko dhe fillo gjyqin Erion! Ta marrë me force dhe ta cojne te kafazi i xhamit. Te filloje procesi, pastaj shko ne Strasbourg me soj e sorrollop, me Maks Haxhia apo Plarent Ndreca! Hajdarin do të marresh, Hajdut! Uria Hip!