TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2026, 09:38

IKMT aksion në Vlorë, qytetarja kundërshton prishjen e objektit: Është prona ime! 

Shkruar nga Pamfleti

IKMT aksion në Vlorë, qytetarja kundërshton prishjen e objektit:

Forcat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ndërhynë në Vlorë për shembjen e një objekti që pengonte realizimin e një projekti infrastrukturor.

Aksioni u zhvillua në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit vendor, ku u prish një ndërtesë dykatëshe që ndodhej në segmentin e planifikuar për lidhjen e portit detar me rrugën Transballkanike.

Banorët që kishin jetuar në këtë godinë kundërshtuan ndërhyrjen. Ata deklaruan se prona disponon dokumentacion të rregullt dhe se çështja ndodhej në shqyrtim gjyqësor.

Sipas pretendimeve të tyre, prishja nuk duhej të kryhej pa një vendim përfundimtar nga gjykata. Gjatë ndërhyrjes, një prej banoreve kërkoi të ndalonte veprimin, duke e cilësuar objektin si pronë të saj.

"Është prona ime", dëgjohet t'i thotë qytetarja policisë.

 

ikmt aksion ne vlore

1 Komente

  1. E
    ELA

    SHKONI E VOTONI PRAP MIRE UA BEJNE DELEVE QE VOTOJNE ME TIFOZLLEK JO PER INTERESAT E TYRE HE SE PRAP PS DO TE VOTONI TE MANGET.

    Lini një Përgjigje