Analisti Frrok Çupi e konsideron ngjarjen e 2 prillit 1991 në Shkodër, ku humbën jetën katër persona, si një nga episodet më të rënda që ka lënë gjurmë të thella në historinë e vendit.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, ai u shpreh se kjo ngjarje ndikoi drejtpërdrejt në formësimin e Partisë Demokratike dhe në zhvillimet politike të asaj kohe.
Çupi theksoi se dita në fjalë shënoi një kthesë të rëndësishme në mënyrën e qeverisjes dhe në rrugën drejt pluralizmit, duke e cilësuar atë si një periudhë ku nisi të instalohej dhuna dhe ndarjet brenda vendit. Ai argumentoi se ngjarja është përdorur ndër vite për qëllime të ndryshme politike dhe mbetet një moment i diskutueshëm në historinë moderne të Shqipërisë.
“Ka qenë një ditë shumë e rëndë, që la gjurmë në vendin tonë. Kam qenë një prej protagonistëve. Ra telefoni, unë isha kryeredaktor i RD, dikush nga Shkodra, njoftoi se janë vrarë dy vetë. Shkova në këmbë te selia e PD, kishte indiferencë, pakujdesi. Azem Hajdari shkoi në Shkodër. Pa kuptuar, ajo ditë ka shënuar kthesën shumë të madhe në mënyrën e qeverisjes. Ka shënuar instalimin e dhunës,. ndarje midis zonave të vendit dhe ato ditë po instalohej sistemi pluralist. Erdhëm në një pluralizëm të gjakosur. Që prej fillimit është keqpërdorur është e dhimbshme. Është përdorur deri tani. Në fillim u krye vrasja me qëllim që të shkarkohej një tension brenda PD.
Azem Hajdari kishte qëllim në Shkodër të zhdukte disa fletushka, ku ishte vendosur një vizitë e repartit ushtarak. Berisha e kishte tentuar Shkodrën ta kishte bastionin e vet. PD e filloi jetën e vet si parti e qytetit, deri në pikën sa mundi në Tiranë Ramiz Alinë, pas kësaj nisi rrethimi i qytetit nga periferitë dhe fshatrat. PD është parti anti qytetase. 3 të tjerët u vranë se u vra Arben Broci. Broci ishte duke festuar sepse Shkodra, PD kishte fituar 70 përqind të votave. Po festonte me shkoët, e mori me vrap nbë atë gjë që po sajohej si miting”, theksoi Çupi.
Lini një Përgjigje