
Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratat e Elisa Spiropalit për mungesën e meritokracisë dhe arrogancën në Partinë Socialiste, duke i cilësuar ato si të vonuara dhe pa vlerë.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati u shpreh se është e vështirë të ndahet nëse qëndrimi i Spiropalit është një akt politik apo një reagim personal.
Bushati theksoi se nëse deklaratat e Spiropalit janë politike, atëherë ato vijnë shumë vonë, pasi sipas tij, problemet e arrogancës dhe mungesës së meritokracisë në PS kanë qenë të njohura prej kohësh.
Ai shkoi më tej duke kritikuar drejtpërdrejt figurën e Spiropalit, duke thënë se karriera e saj është ndërtuar pikërisht mbi këto elemente.
Biseda në studio:
Rakipi: Gjithë kjo filozofi. Spiropali ankohet se nuk ka meritokraci. Erdhi qameri edhe këtu... Bushati si e kupton ti?
Bushati: E kam të vështirë ta ndaj, aktin politik nga xhelozia femëror.
Rakipi: Ua ty të vete mendja për gjëra…
Bushati: Them të merremi me të parën. Se nuk do ja vlen të diskutonim po të ishte e dyta. Nëse është e dyta, ishim këtu para dy javësh dhe folëm për Salianjin dhe kritikat që i bën autoritarizmit në PD. Unë thashë, të zgjiohesh sot dhe të thuash PD e Berishës dhe PS e Ramës janë arrogante, njerëzit të qeshin dhe të zënë me gur. Spiropali, ndonjë shkallë karriere që e ka ngjitur, e ka ngjitur përmes servilizmit dhe arrogancës. Zonjës Spiropali i mbaj mend që mbante ato fjalimet për opozitën e rublave, shembuj tipikë të veglave të regjimeve autoritare. E mbaj mend si kryetare Parlamente që nuk lejonte komisione të opozitës. Është viktimë e arrogancës, pranimi i saj. Tani, kur ikën në mënyrë të pamerituar nga një post i pamerituar, nuk kanë vlerë të thuash këto fjalë mbrapa. Në PS, e ka thënë Ben Blushi, është autobuz ku nuk i flitet shoferit. Kush i flet, zbret.
Lini një Përgjigje