TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2026, 21:21

Paralajmërimi amerikan për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë, por s’ka vend për panik!

Shkruar nga Pamfleti
Paralajmërimi amerikan për sulme iraniane, Zogaj: Mund të
Preç Zogaj

Analisti Preç Zogaj vlerëson se paralajmërimi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë për rreziqe të mundshme nga qarqe të lidhura me Iranin nuk është një deklaratë e zakonshme rutinë, por një sinjal që kërkon vëmendje.

Zogaj theksoi se megjithëse ambasadat shpesh lëshojnë njoftime për sigurinë e shtetasve të tyre, përmbajtja e kësaj deklarate sugjeron një nivel më të lartë serioziteti. Ai nuk përjashton mundësinë e skenarëve që përfshijnë aktorë të tretë armiqësorë ndaj Shqipërisë, të cilët mund të shfrytëzojnë struktura apo celula të fshehura.

Në përfundim, Zogaj e cilëson deklaratën si një paralajmërim që duhet marrë seriozisht, duke theksuar se ajo nuk duhet as të nënvlerësohet dhe as të përdoret për të nxitur panik në publik.

“Deklaratë rutinë nga ato që bën ambasada, kur paralajmëron shtetasit e vet. Por kjo nuk është kaq rutinë, mendoj se një deklaratë që përfshin shtete ndërluftuese dhe palë ndërluftuese, është në sintoni për të mos thënë se ka marrë një pjesë të tekstit nga DASH. Pra nuk duket se është deklaratë kot. Unë kam parë mediat e huaja dhe nuk kam parë si lajm. Por po të ishte dhënë, së paku në Itali do të publikohej.

Mendoj se është një deklaratë, që paralajmëron për rrezik të grupeve iraniane, nuk ka lidhje me atë që po ndodh sot në teatrin e luftimeve, që është SHBA me Iranin dhe Izraeli. Ata kanë shumë fronte dhe nuk mendoj se kanë në fokus Shqipërinë, madje as muxhahedinët. Por megjithatë, mund të ketë skenar, edhe nga forca të treta dhe armiqësore ndaj Shqipërisë, që mund të përdorin këto celulat e fshehura. Është deklaratë paralajmëruese, që nuk duhet nënvlerësuar por as të ngjallë panik", tha Zogaj për emsionin “Të Paekspozuarit”

zogaj shqipëria kercenimi

Lini një Përgjigje