TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2026, 21:08

Alarmi nga ambasada e SHBA-së, Klodiana Lala: Shqipëria s’ka rrezik potencial, mund të synohen muxhahedinët në Manzë

Shkruar nga Pamfleti

Alarmi nga ambasada e SHBA-së, Klodiana Lala: Shqipëria s’ka

Gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar paralajmërimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë për qytetarët amerikanë lidhur me rrezikun e mundshëm të sulmeve iraniane, deklaroi se Shqipëria nuk rrezikohet.

Ajo vlerësoi se Shqipëria nuk paraqet rrezik potencial për qytetarët, por theksoi se grupet e muxhahedinëve në kampin e Manzës mund të jenë të ekspozuar ndaj kërcënimeve specifike.

"Kam patur komunikime me Policinë e Shtetit. Është alarm që është dhënë për disa vende. Edhe për ne pasi strehojmë tre mijë muxhahedinë në kampin Ashraf. E shoh si jo ndonjë rrezik potencial, por mendoj se muxhahedinët në kampin e Ashraf mund të jenë të rrezikuar përmes infliltrimit apo elementëve terroristë. Kemi patur disa kontrolle për individë të caktuar, që ishin duke tentuar të kryenin sulme, por nuk shoh ndonjë rrezik tjetër. Ndërkohë, pjesa e dytë e rrezikut vjen përmes sulmeve kibernetike. 

Nga kampi i Manzës, muxhahedinët synojnë rrjetet dhe sistemet e Iranit. Hakerat iranianë, por unë mendoj se një pjesë këtu bëhen edhe brenda vendit, por kanë synuar sistemet qeveritare. Ka patur masa të shtuara pranë ambasadave të SHBA dhe Izraelit. Shtim të masave dhe kontrolleve në pikat kufitare. Ka patur prezencë të policisë në vende të populluara. Këto janë masat që ka marrë qeveria. Probabiliteti më i lartë që të sulmohet anëtarët e kampit, janë përmes infiltrimit të elementëve të caktuar dhe anti terrori ka eksponentë që i monitoron, jo vetëm sot por prej kohësh”, tha Lala për emisionin “Të Paekspozuarit”.

lala shba kërcënime

Lini një Përgjigje