TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Prill 2026, 17:21

U rikthye në qeli, ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro transferohet drejt burgut të Fierit!

Shkruar nga Pamfleti
U rikthye në qeli, ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro transferohet
Jorgo Goro

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është dërguar në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata. Dy ditë më parë ai është paraqitur në Komisariatin e Vlorës, ku është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Gjykata e Apelit më 25 mars la në fuqi vendimin që e dënon Goron për çështjen e tjetërsimit të një prone në zonën e Livadhës. Ky vendim pasoi dënimin e dhënë më 30 korrik 2025, ku ai u shpall fajtor për shpërdorim detyre të kryer në mënyrë të përsëritur dhe në bashkëpunim.

Për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, masa fillestare prej dy vitesh burg u ul në një vit e katër muaj heqje lirie. Goro e kundërshtoi vendimin në Apel, por pa sukses.

Përveç dënimit me burg, gjykata vendosi edhe ndalimin e tij për të ushtruar funksione publike për një periudhë pesëvjeçare.

Procedimi ndaj tij nisi pas kallëzimit të bërë nga Fredi Beleri, i cili pretendoi se në vitin 2016 Goro kishte kaluar një sipërfaqe prej 4263 metrash katrorë tokë në favor të pasuesit të komanduar në krye të bashkisë, Arqile Bollano.

Transferimi në institucionin e vuajtjes së dënimit shënon nisjen e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë.

jorgo goro burg

Lini një Përgjigje